Lojtarët shqiptarë nga Kosova që sonte do të paraqiten për Zvicrën, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granti Xhaka, nuk merren me ato që thuhet në Serbi për ta dhe ata i trajtojnë të gjithë kundërshtarët në fushë me respekt e pa dallime.
Kështu ka thënë Ragip Behrami, babi i futbollistit Valon Behrami, në një intervistë përmes telefonit nga Rusia.
Ragim Behrami ka shtuar se djelmoshat shqiptar nga Kosova, përshirë dhe djalin e tij, janë krenarë për prejardhjen e tyre, dhe ata mbrojnë Zvicrën, por edhe popullin shqiptar.
“Është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë. Është një lojë shumë e fortë; edhe Serbia ka lojtarë shumë të fortë dhe është skuadër me lojtarë që luajnë në nivelin më të lartë”, ka thënë Behrami.
“Mendoj se skuadrat janë në të njëjtin nivel – kam dëshirë të jetë lojë sportive, pa incidente”.
“Mendoj se lojtarët janë të përgatitur si nga ana psikike ashtu edhe profesionale. Dëshiroj lojë në nivel sportiv, pa dallime a ka shqiptarë, apo serbë aty”.
Ai ka komentuar edhe disponimin e Valon Behramit para ndeshjes me Serinë.
“Për Valonin janë të gjithë njëjtë, në fushën e futbollit tregon vetëm futboll, shpresoj që Serbia të ketë gjithashtu respekt për futbollistët tonë. Jemi krenarë që jemi shqiptarë e kosovarë kështu që mbrojmë Zvicrën, por edhe popullin tonë”.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2031922513519599/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...