Superylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur besimin e tij para duelit ndaj Serbisë.
Xhaka për Blick ka deklaruar se e ka shikuar Serbinë ndaj Kosta Rikës.
Ai thotë se Serbia luan futboll krejt ndryshe dhe beson se trajneri aktual ka bërë punë të mirë pasi Serbia më parë nuk ka qenë aq e fortë.
“Natyrisht se e kam shikuar ndeshjen e parë të Serbisë. Ata kanë cilësi të mira dhe kanë lojtarë të klasit ndërkombëtar të cilët luajnë në kampionatet evropiane”.
“Trajneri i tyre ja ka dalë që nga lojtarët të formojë një ekip të mirë. Ata nuk ishin kështu më parë. Brazili është ekip më i talentuar teknikisth. Serbia luan futboll krejt tjetër. Një futboll më të fortë”.
“Por, ne e pranojmë luftën dhe jemi gati fizikisht. Dy javët përgatitore në Lugano u shpaguan, këtë e kemi parë edhe ndaj Brazilit”, u shpreh ylli shqiptar i Arsenalit.
Zvicra përballet me Serbinë nga ora 20:00 në Kaliningard, enklavën ruse mes Lituanisë dhe Polonisë. /Telegrafi/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku