Aksidentet rrugore po kthehen në një shqetësim të përvitshëm për t’u menaxhuar nga Policia Rrugore.
Edhe pse janë vendosur rreth 20 mijë gjoba për drejtuesit e automjeteve përsëri numri i vdekshmërisë mbetet përsëri i lartë me 80 të tilla në 6 muaj e parë të këtij viti.
Numri i aksidenteve rrugore ka njohur rritje nga viti në vit. Edhe 6-mujori i parë i këtij viti nuk kishte se si t’u mbyllte ndryshe, pasi nga Janari e deri në Qershor, Drejtoria e Policisë Rrugore ka regjistruar rreth 1100 përplasje automjetesh në të gjithë vendin.
Ky tregues është dy ose treherë më i lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, ka pasur afërsisht 150 aksidente më pak. Por Policia Rrugore mburret me faktin se numri i vdekjeve nga aksidentet është më ulët krahasuar me vitin e kaluar.
Konkretisht në periudhën Janar-Qershor 2018 kanë vdekur nga aksidentet rrugore 80 persona. Ndërsa për 2017-n, kjo shifër ka qenë 89.
Një ndër masat e ndërmarra nga efektivët e Policisë Rrugore për të frenuar situatën e aksidenteve ka qenë rritja e ndëshkimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve. Në 6 muaj janë gjobitur rreth 20 mijë shoferë. Nga këta, 8 mijë për përdorim celulari në drejtim të automjetit.
Por “database” i të dhënave në Policinë Rrugore ka një tjetër qasje për aksidentet. Sipas shifrave vjetore, shkaqet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve është infrastruktura e dëmtuar rrugore dhe e papërfunduar në disa akse. Mungesa e tabelave, horizontale dhe vertikale si edhe shpejtësia e lëvizjes në rrugë.
Për këtë situatë të rënduar janë arrestuar edhe 236 drejtues mjetesh, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit gjatë këtyre muajve të parë të vitit. Sezoni veror është edhe piku lëvizjeve të automjeteve në Shqipëri, pasi qarkullimi i tyre gati 3-fishohet nga ardhjet e turistëve, vendas e të huaj.
Specialistet e Policisë Rrugore pohojnë se kjo kategori do të jetë potencialisht burim të aksidenteve rrugore, pasi nuk e njohim mirë terrenin dhe gjithashtu, ka mungesë të sinjalistikës rrugore, duke rritur në mënyrë progresive plagosjet ose vdekjet nga përplasjet e automjeteve./abcnews
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?