Trump u deklaron luftë tregtare, kërcënon me tarifë makinat e BE-së

17:11 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Donald Trump sot edhe formalisht ka deklaruar luftë tregtare duke kërcënuar me 20% tarifë tek të gjitha makinat e BE-së që dërgohen në SHBA.

Presidenti paralajmëroi që ishte i përgatitur për përshkallëzim vetëm disa orë pasi BE-ja nisi tarifat në një varg mallrat që janë nga SHBA-të, transmeton portali arbresh.info.

BE kishte qenë thjesht duke iu përgjigjur lëvizjes origjinale të Trump – që vendosi tarifa prej 25% mbi importet e çelikut në SHBA.

Por Presidenti Trump shkroi: “Nëse këto Tarifa dhe Barriera nuk do të shkatërrohen së shpejti, do të vendosim një tarifë prej 20% në të gjitha makinat e tyre që vijnë në SHBA./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme