Shkarkohet kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti

15:10 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka shkarkuar sot kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK), Hilmi Mehmeti.  Sipas informatave të Arbresh.info ministri shumë shpejt pritet ta bëjë publike vendimin për shkarkimin e Mehmetit.

Gjatë muajit shkurt ish – ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, kishte  suspenduar kryeshefin Mehmeti, pasi i njëjti ishte duke u hetuar për dyshimet për punësim të kushëririt të tij në këtë institucion, raporton Arbresh.info.

Edhe përkundër asaj se Gjykata kishte dal me vendim se Mehmeti është i pafajshëm në këtë rast, ministri Bejtush Gashi sot ka vendosur ta shkarkoj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme