Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas disfatës kundër Kroacisë

14:53 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Disfata e Argjentinës kundër Kroacisë mbrëmjen e kaluar dukej si një kambanë vdekjeje për shpresat e tyre në Kampionatin Botëror.

Edhe pse matematikisht kanë ende shans për të arritur në fazën tjetër, disfata 3 me 0 dhe barazimi 1 me 1 kundër Islandës i ka vendosur ata në një pozitë shumë të vështirë, transmeton portali arbresh.info.

Nëse Islanda mund ta mposhtë Nigerinë të premten gjithashtu, kjo do të dëmtoj tutje shpresat e tyre për të dalur nga grupi në mënyrë për të arritur në xhiron e 1/8-së.

Por, prezantuesit në një televizion argjentinas kanë dërguar gjërat në një nivel tjetër – pak të tepërt, me reagimin e tyre pas ndeshjes.

Pasi skuadra e Jorge Sampaolit u mposhtë me rezultat 3 me 0, ata kthyen në një atmosferë funerali studion në ‘TyC Sports’./arbresh.info/

Shikoni këtë moment në videon më poshtë:

https://twitter.com/SozcuSkor/status/1010066085469671425

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme