Vuçiq: Të dielën do të jetë vështirë…

14:20 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vujçiqka thënë se të dielën, në vazhdimin e dialogut me Kosovën, do të jetë vështirë dhe ka shtuar se Beogradi do ta mbrojë pozicionin e Serbisë, do të mbrojë vendin e popullin e vet dhe do të përpiqet për kompromis, transmeton Arbresh.info.

Siç përcjell gazeta ”blic”, Vuçiq ka thënë se takimi do të jetë rast që të dëgjohet pozicioni ynë, do të jetë rast për luftë për vendin tonë dujke respektuar palën tjetër dhe me dëshirë që të arrihet zgjidhja.

Në pyetjen se a do ta zgjidhë Serbia çështjen e pasaportave, sepse serbët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë pa viza, Vuçiq u përgjigj se ekziston problemi, porse Bruske atë e ka stopuar disa herë.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje, pjesa më e madhe e njerëzve e ka zgjidhur këtë problem duke u paraqitur nga një vend tjetër. Do të shohim si do të gjejmë zgjidhej teknike për këtë çështje”, ka sqaruar ai.

Vuçiq ka shtuar se Serbia ndan më shumë se 500 milionë euro në viti për banorët e vet (serbët) në Kosovë. Ai ka thënë se shteti punon për që t’i ruajë serbët në Kosovë përmes projekteve siç është Lugina e Diellit. “Megjithatë të rinjtë nuk po ikin vetëm nga Kosova, por edhe nga Beogradi pjesët tjera të Serbisë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme