Një vajzë 4 vjeçe ka humbur jetën sot në Strugë, e cila ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “JNA” në Strugë. Policia tha se tragjedia ndodhi në orën 12 dhe 20 minuta, ku është regjistruar vdekja e voglushes e lindur në vitin 2012.
Policia theksoi se kishte pranuar një njoftim telefonik nga Spitali i Strugës lidhur me rastin.
Vajza e mitur ishte në apartamentin e saj së bashku me nënën e saj dhe vëllain e saj më të vogël. Nëna e vajzës për një moment e vërejti se vajza nuk ishte në dhomat e banesës. Meqë nëna e saj e vuri re këtë, ajo filloi të shikonte nëpër banesë, dhe në banesën e afërt ku jetonte gjyshi i saj. Pastaj ata panë nën ballkon vajzën e rënë poshtë, informon Strugalajm.
Menjëherê të shqetësuar dhe në ankth familjarët e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Aty u konstatua vdekja e të miturês ku me urdhër të prokurorit publik trupi iu dorëzua familjarëve. Sipas mjekëve kujdestar vogëlushja në Spital erdhi pa shenja jete edhe pse uniformat e bardha tentuan ta rikthejnë në jetë por pa rezultat.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...