Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij, lidhur me ndikimin politik të gjykatave në Kosovë.
Këtë koment, ambasadori Delawie e ka bërë në kuadër të javës “Kundër Korrupsionit”, që po mbahet nën organizimin e koalicionit të Organizatave Joqeveritare (OJQ)- ve në Kosovë.
“Jam i shqetësuar për ndikimin politik mbi gjykatat në Kosovë. Shpresoj që ky koalicion do të kërkoj përparim në sundimin e ligjit. Luftimi i korrupsionit ka qenë prioritet do të ofrojmë mbështetjen morale për ata miq qe i ndajmë mendimet tona”, është shprehur Delawie në fjalën e tij hyrëse.
Delawie ka kërkuar vazhdimin e punës, në luftimin e korrupsionit.
“Korrupsioni është i rrënjosur thellë. Nuk mund të çrrënjosjet brenda një nate ose viti. Përparimi është i pamundshëm pa pasur këmbëngulje. Duhet të vazhdoj puna. Kemi korrupsion në prokurim publik që pengon investimet”, ka shtuar tutje ambasadori amerikan në Kosovë.
Në diskutime po marrin pjesë përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Çohu, Iniciativa për progres (INPO), Instituti (KIPRED) dhe Columbus.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...