Google ADS

Meta kërkon nga India njohjen e pavarësisë së Kosovës

13:09 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Meta nënvizoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Kreu i shtetit nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, – theksoi Presidenti Meta./Ora News.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme