Pse Lionel Messi nuk ka shkëlqyer në Rusi si Cristiano Ronaldo?

12:48 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Lionel Messi nuk ishte në gjendje për të inspiruar skuadrën e Argjentinës në stadiumin Nizhny Novgorod në disfatën e tyre 3 me 0 ndaj Kroacisë duke lënë Kampionatin Botëror në duart e fatit.

Nëse bëjmë krahasime, rivali i tij më i madh – Cristiano Ronaldo ka shënuar katër herë për Portugalinë në dy ndeshjet e tyre të para të turneut, përfshirë një hat-trick kundër Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

Më poshtë, ekspertët e ‘Sportsmail’, Jamie Redknapp, Martin Keown, Chris Sutton dhe Ian Ladyman kanë dhënë verdiktin e tyre pse Messi nuk ka arritur për të shkëlqyer në Rusi si Ronaldo.

Jamie Redknapp

“Ronaldo përvetëson presionin për të luajtur për Portugalinë. Ai nuk ka ndonjë hije nga Kampionatet Botërore të kaluara – si Diego Maradona – që peshon në të. Mbrëmjen e së enjtes. Messi nuk dukej sikur po shijonte lojën për Argjentinën”.

Martin Keown

“Sigurisht duhet që lojtarët tuaj të performojnë, por Jorge Sampaoli nuk iu ka dhënë atyre një platformë për të pasur sukses. Ne rrallë e kemi parë Messin kundër Kroacisë. Trajneri duhet të mbajë pak përgjegjësi për mos gjetjen e sistemit të duhur”.

Chris Sutton

“Messi kishte vetëm 49 prekje kundër Kroacisë, më së pakti në një ndeshje në Kampionatin Botëror – atëherë kur Argjentina kishte nevojë më së shumti. Derisa mesfusha e tyre nuk e dërgoi mjaftueshëm topin te ai, ju duhet të thoni që Messi duhet të ketë më shumë ndikim në lojë”.

Ian Ladyman

“Nese do të pyesni se çfarë nuk shkon me Messin, por pse të mos e festojmë shkëlqimin e Luka Modricit në vend të kësaj? Kroati ka një skuadër medaljesh me Real Madridin dhe tani ka një kontribut të veçantë në këtë turne gjithashtu. Çfarë goli suprem ishte ai”.

/arbresh.info/

Të ngjashme