Google ADS

Fotot plotësisht të kundërta të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit gjatë himnit të kombëtareve të tyre

11:52 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Niveli i performancave të ndryshime të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në Kampionatin Botëror të këtij viti ka sjellë sërish të gjithë debatin se kush është më i miri.

Duket se fituesit e pesëfishtë të Topit të Artë janë duke përjetuar gjëra sikur të kishin ndryshuar rolin e tyre nga Kampionati Botëror 2014, ku Messi ishte zgjedhur Lojtari i Turneut duke shënuar katër gola dhe duke dërguar skuadrën e tij në finale, transmeton portali arbresh.info. Ndërkohë, Ronaldo kishte shënuar vetëm një herë dhe Portugalia ishte eliminuar në fazat grupore.

Megjithatë, sa i përket asaj që ka ndodhur në Rusi, e gjithë ngjarja ka qenë ndryshe pasi Cristiano ka shënuar katër herë, përfshirë një hat-trick të jashtëzakonshëm kundër Spanjës.Nëse bëjmë krahasime, Messi nga ana tjetër humbi goditjen nga pika e bardhë në barazimin 1 me 1 ndaj Islandës dhe ishte i “zhdukur” në disfatën 3 me 0 kundër Kroacisë mbrëmjen e kaluar.

Taktikat nga Jorge Sampaoli kanë qenë të dobëta dhe skuadra e Argjentinës ishte plotësisht e çrregulluar, gjë që i ka kushtuar yllit të Barcelonës.Dhe, ndoshta dallimin më të madh mes dyshes që mund të vëreni në Kampionatin Botëror është te reagimet e tyre gjatë himnit të kombëtareve.Sulmuesi i Portugalisë, Ronaldo dukej plotësisht krenar derisa po qëndronte pranë portierit, ndërsa fytyra e Messit ishte e gjithë e mbuluar me stres dhe frustrim absolut për shkak të barrës së vendosur mbi të./arbresh.info/

https://twitter.com/epzilla/status/1009858092652253184

https://twitter.com/CheGiaevara/status/1009881897994981377

Të ngjashme