Në mbledhjen e 52-të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar ka miratuar më shumicë votash Shqyrtimin e Projekt Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Kriteret Mikrobiologjike në Produkte Ushqimore, vazhdimin e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshëm, kërkesa e Komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme K.K Rahovec.
Tutje në këtë mbledhje u miratua edhe “Projektligji për Inspektoratin e Punës”.
Më këtë rast ministri i punës Skënder Reçica tha se ky projektligj do të mundësojë që të ndryshohen gjërat në sektorin e punës dhe vendet e punës.
“Ky projektligj do të mundësojë që të ndryshohen gjërat në sektorin e punës dhe vendet e punës, do të ndryshoj inspektoratin e punës dhe do të mundësojë që të sigurohet ligji dhe shëndeti në punë si dhe zbatimi i saj me këtë do të kemi më shumë zbatim të Ligjit të Punës me shumë siguri në punë dhe do të ulë vdekjen e punëtoreve në punë sepse do të rrisë sigurinë në punë”, u shpreh ai.
Kabineti Qeveritar gjithashtu ka miratuar edhe “Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë”.
Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se “kjo marrëveshje rregullon zbatimin e programit IPA 2017 dhe do të mundësojë financimin e 48 milion euro shumë kjo e dhënë nga Bashkimi Evropian për Kosovën ku do të përfundoni disa projekte nga ky fondacion”.
Në mbledhjen e Qeverisë u miratua gjithashtu edhe “Propozimi për Vlerësimin e Rrezikut të sektorëve Specifik në Pastrimin e Parave dhe Financim të Terrorizmit në Sektorin e Ndërtimit në Kosovë”.
Me këtë rast zëvendës Ministri Fatmir Gashi tha se ministria ka ardhë në përfundim se janë tri veprimtari ku shihen të involvuar per pastrim parash.
“Ministria ka ardhë në përfundim së janë tri veprimtari ku shihen më shumë të involvuar për pastrim parash, janë lojërat e fatit, ndërtimet dhe OJQ-të.
Këto sektore kanë më të cenueshme për pastrimin e parave”./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...