125 deputetë të Holandës kanë votuar kundër propozimit të hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.
Pas mocionit të paraqitur ku vlerësohej se vendi ynë nuk i ka plotësuar 5 prioritetet, deputetët kërkojnë që qeveria e tyre të japë veton në samitin e datës 28 dhe 29. Të pyetur nga Ora News ambasada e këtij shteti shprehet se qeveria do të marrë vendimin përfundimtar në datën 26 qershor. Ndërkohë Gjermania duket se ka një qëndrim pozitiv, por që fjala e fundit do të jepet javën e ardhshme kur pritet dhe vendimi i qeverisë franceze.
Parlamenti holandez i ka vendosur t’i kërkojë qeverisë të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.
Vendimi është marrë pas një mocioni të paraqitur prej Martijn van Helvert, i cili është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë prioritetet e kërkuara.
Pas raportit të paraqitur parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i thotë jo çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.
Gjithësesi vendimi i parlamentit nuk është detyrim për qeverinë. Të pyetur nga Ora News ambasada e këtij shteti në Tiranë shprehet se qeveria do të mblidhet në datën 26, ku dhe do të jepet fjala e fundit.
Helvert është një prej raporterëve të mbërritur më parë në Shqipëri për të raportuar mbi reformat e ndërmarra prej qeverisë shqiptare. Ndërkohë dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar, mbi planin e zgjerimit të BE. Pritet që Presidenti Makron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE.
Por edhe Gjermania ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi votën që do të japë kur të shqyrtohet propozimi për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë. Të pyetur nga Ora News pas deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha se Bundestagu ka vendosur t’i thotë ‘jo’ negociatave me Shqipërinë, zyrtarët e ambasadës gjermane janë shprehur se do të ketë një mbledhje tjetër javën e ardhshme.
“Në kuadër të procedurës parlamentare të përcaktuar nga Bundestagu, çështja e hapjes së negociatave do të diskutohet javën e ardhshme në seancë plenare”, thuhet në reagimin e dhënë për Ora News
Ndërkaq, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është shprehur se “ka sinjale të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat”. Në një intervistë të dhënë për DeutschËelle, eurodeputeti është pyetur nëse negocitat mund vijnë me kushte. Ai u shpreh se e ka të vështirë të përfytyrojë kushte, por nëse flitet për të tilla, atëherë mund të vendosen kritere për vazdhimin e procesit të vettingut për të treguar se reforma në drejtësi nuk është thjesht për hapjen e bisedimeve, por për vetë vendin.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...