Google ADS

Messit i kërkohet largimi nga skuadra e Argjentinës

10:46 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Lionel Messi nuk arriti sërish të drejtojë Argjentinën në Kampionatin Botëror pasi ata u mposhtën me rezultat të thellë nga Kroacia dhe një gazetar i respektuar nga vendi i tij është njëri nga ata që mendon se ai duhet të pensionohet tani.

Opinioni nga Fernando Niembro është i bazuar në idenë që Messi ka shumë kontroll në skuadrën kombëtare, përfshirë përzgjedhjen e lojtarëve që i do, ndërsa ai nuk është në gjendje për të luajtur ashtu siç bënë te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

“Messi e posedon skuadrën e Argjentinës”, ka thënë ai.

“Ai është një trajner i skuadrës së Argjentinës dhe ajo që vendos ai është që të luaj me shokët e tij dhe ky është rezultati kur vendos shokët tuaj. Një skuadër e dobët, një skuadër që nuk është ajo që mund të jetë, një skuadër pa zemër”

“Messi ne kemi kërkuar zemër. Ju jeni lojtari më i mirë, kur një skuadër dështon dhe ajo që ju kërkoni nga lojtarët më të mirë është që të provoni edhe më shumë dhe ju nuk mund ta bëni atë”

“Mjaftë me Mascheranon, shokun tuaj, mjaftë me Sampaolin dhe kontradiktat e tij, mjaftë me presionin, mjaftë me kontrollin pa asnjë plan. Dhe e vërteta, Messi njëherë u largua nga skuadra e Argjentinës, nuk do të ishte keq nëse ai do të mendonte për këtë sërish”

/arbresh.info/

Të ngjashme