Aguero kritikon trajnerin e Argjentinës pas disfatës ndaj Kroacisë

09:45 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Sergio Aguero ka kritikuar trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaolin, pas disfatës mbrëmjen e kaluar kundër Kroacisë.

Pas disfatës 3 me 0, Sampaoli mori përgjegjësi për rezultatin dhe pranoi se ai dështoi për të gjetur një sistem taktik që i përshtatet mirë skuadrës së tij dhe yllit të tyre kryesore – Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.

Por, kur Agueros iu tha nga një gazetar se Sampaoli ka sugjeruar që lojtarët dështuan për tu adaptuar në këtë projekt, sulmuesi tha: “Të thotë çfarë të do”.

Sulmuesi i Manchester Cityt refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve tjera dhe u largua menjëherë.

Nigeria është rivali i ardhshëm Argjentinës në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin D dhe ata duhet ta fitojnë gjithsesi për të pasur ndonjë shans për të vazhduar tutje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme