Këto plazhe do t’i donin të gjithë

09:27 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Nëse keni punuar gjatë vitit, e keni ca para mënjanë, mos u kurseni që t’i ofroni vetes pushime në njërin nga vendet më të bukura tropikale në botë, të cilat radhiten më poshtë.

Business Insider, revista amerikane, ka listuar plazhet më të bukura tropikale në mbarë botën, të cilat mund t’i vizitoni, transmeton Klan Kosova.

Nëse kërkoni një qytet të madh e të rrethuar me det, Bondi Beach në Sydney të Australisë është vendi i duhur. Më e mira është se ju keni mundësi që atje të bëni pushime verore edhe gjatë dimrit.

Sain Bart, është vendi ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme tropikale. Të famshëm si Kendall Jenner, Leonardo DiCaprio e Justin Bieber, shpesh e vizitojnë këtë vend.

Nëse ju pëlqejnë shkëmbinjtë, vendi më i mirë është Saint George në Bermuda. Me shumë shkëmbinj e ujëra të kristalta, Saint George është mrekullia vetë.

Camps Bay në Cape Town në Afrikën Jugore, është vend i mrekullueshëm me rërë të bardhë dhe me valë për sërfim dramatik.

Një vend tjetër që ju ofron rekreacion tropikal, është Playa Tamarindo në Costa Rica.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme