Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se është shtuar numri i subjekteve që operojnë në turizëm, të cilat kanë rezultuar me risk të lartë nga vjet, por që kanë përmirësuar vetëdeklarimin e tyre në lidhje me xhiron, pagesat e TVSH dhe numrin e të punësuarve.
Sipas njoftimit të Tatimeve, janë rreth 1.200 tatimpagues, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga muaji maj 2018. Kjo, në kuadër të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sezonin turistik.
Këta tatimpagues, të cilët duhet ta reflektojnë këtë sjellje edhe duke realizuar pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, nuk do të bëhen objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra. Objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në kohë dhe me korrektësi detyrimet e tyre./shqiptarja
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...