Google ADS

Matic i gatshëm për ndeshjen “djallëzore” kundër Zvicrës

08:42 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Nemanja Matic thotë se Serbia është e përgatitur për ndeshjen “djallëzore” kundër Zvicrës.

Pas fitores ndaj Costa Ricas në takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit E, Serbia mund të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër në rast se rrëmbejnë tri pikë të plota kundër shqiptarëve të Zvicrës sonte, transmeton portali arbresh.info.

Por, mesfushori i tyre është në dijeni që asgjë nuk mund të krahasohet me atë që i pret ata në rast se humbin takimin kundër Zvicrës.

“Sigurisht ne jemi në dijeni rreth faktit që nëse ne fitojmë ne do të vazhdojmë tutje nga grupi dhe sigurisht se ne do të japim më të mirën që kjo të ndodhë, por ju e dini se ne do të përballemi me një skuadër shumë të mirë”, ka thënë Matic.

“Skuadra e Zvicrës do të përpiqet gjithashtu që të jetë kërcënuese për të fituar tri pikë. Ata kanë shumë kualitet dhe ne i respektojmë ata”

“Ata kanë cilësi në të gjithë skuadrën e tyre, lojtarë të mrekullueshëm individualisht dhe shpirt ekipor”

“Presim një ndeshje djallëzore, por ne do të jemi të gatshëm për gjithçka”

Takimi mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/

Të ngjashme