Në funksion të lehtësimit të lëvizjes së turistëve Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë qytetarët se autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të jetë plotësisht e hapur për fundjavë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se sot në ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet. Në një njoftim për media nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëhet e ditur se pas orës 14:00 të së premtes dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës. “Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do ju informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë”, thuhet në njoftim.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...