Për shumë shekuj, shumë njerëz kanë besuar se ari është një nga materialet më të shtrenjta në botë. Megjithatë, kjo është absolutisht e gabuar.
Bright Side ka përpiluar një listë të materialeve me vlerë, duke i vlerësuar ato nga çmimi më i ulët në atë më të lartë. Dhe po të shohim me kujdes: ari nuk është as ndër tre materialet më të shtrenjta.
Shafran — $11 për gram
Kjo bimë është unike, duke kombinuar shijen fantastike dhe përfitime të mëdha shëndetësore. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.
Ari – $ 56 për gram
Ari është adhuruar nga kohëra të lashta dhe të gjitha gjërat e bukura janë të pashmangshme në krahasim me të.
Rodium – 58 $ për gram
Një metal i grupit platin, i cili gjendet shumë rrallë. Për t’ju dhënë një pamje më të qartë, le të themi se një ton toke në sipërfaqe ka rreth 0.001g rodium.
Platinum – 60 $ për gram
Ky është një metal i rrallë dhe i çmuar me një ngjyrë argjendi të çelikut. Ashtu si ari, është shumë rezistent ndaj acideve, alkalieve dhe komponimeve të tjera.
Metamfetaminë – 100 $ për gram
Ky material është i ndaluar me ligj, dhe ju do të bëni mirë nëse nuk e shihni atë personalisht. Kurrë.
Bri i Rinoceronit – 110 $ për gram
Megjithëse shkenca ka provuar se briri i rinoceroint nuk ka përbërje medicinale, ato ende konsiderohen të vlefshme për shkak të madhësisë, përdorimit si thika në kohërat e luftërave, si dhe për shkakun që rinoceronët janë tashmë në prag të zhdukjes.
Heroinë – 130 dollarë për gram
Kokaina – 236 dollarë për gram
Ky pluhur i bardhë kristali është një lëndë narkotike e rrezikshme. Çmimi i saj më i lartë, në krahasim me atë të mësipërm, shpjegohet me ‘pastërtinë’ e saj dhe natyralitetin.
LSD – 3.000 dollarë për gram
Një substancë narkotike psikoaktive, dhe një vdekje r vonuar shumë e shtrenjtë. Procesi i prodhimit të kësaj droge gjysmë sintetike është mjaft e vështirë, gjë që shpjegon koston.
Plutoniumi – 4.000 dollarë për gram
Një metal radioaktive i rëndë, me një ngjyrë të bardhë në të argjendtë. Përdorimet e saj variojnë nga prodhimi i armëve bërthamore dhe karburantit në një burim energjie për anijet kozmike.
Painite – $ 9,000 për gram
Ky gur është aq i rrallë sa shumë pak njerëz e dinë se ekziston. Është një mineral me ngjyrë portokalli ose ngjyrë të kuqërremtë dhe është zbuluar vetëm 65 vjet më parë. Ka vetëm disa qindra prej këtyre gurëve në botë sot.
Taaffeite – $ 20,000 për gram ose $ 4,000 për karat
Një gur i çmuar, i gjndur në ngjyrë vjollcë, rozë, të kuqe ose të bardhë. Është një milion herë më e rrallë se diamantët, duke e bërë atë legjendë. Megjithatë, pavarësisht nga që është unik, nuk është shumë popullor kur bëhet fjalë për bizhuteri – dhe kjo është ndoshta arsyeja pse është relativisht i lirë.
Tritium – $ 30,000 për gram
Ky gaz është përdorur në ndriçim – për shembull, në ndriçimin e tritiumit. Kushton rreth 15 milionë dollarë për të prodhuar një kile tritiumi.
Diamanti – $ 55,000 për gram
Guri i çmuar më i famshëm në Tokë, dhe ‘shoku më i mirë i çdo gruaje’./scan
Kalifornium – $ 25-27 milion për gram
Elementi kimik më i shtrenjtë ndonjëherë. Ai është sintetizuar vetëm një herë që nga zbulimi i saj në vitin 1950.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...