YouTube bëri të ditur të hënën një nga risitë e saj më të madhe në vitet e fundit, dhe bëhet fjalë për YouTube Music, një shërbim transmetimi muzikor që e bën më të lehtë dhe të menjëhershme muzikën e YouTube, të lehtë për ta eksploruar dhe personalizuar.
Jo vetëm video muzikore por dhe albume zyrtare, këngë singëll, remix, performanca live, cover, bashkë me muzikën e vështirë për tu gjetur vetëm në YouTube.
Vjen në dy versione: falas me reklama apo me pagesë duke u abonuar në YouTube Music Premium, me mundësi shkarkimi dhe dëgjimi offline, dhe që kushton 9.99 euro në muaj.
Risitë
Nga live streaming të Beyonce në Coachella deri tek videot ikonë si Despacito. Por ama YouTube deri tani ka qenë vetëm për ta parë, dhe fansat duhet të kalonin mes aplikacioneve dhe YouTube apo e kundërta. Por me YouTube Music mund të dëgjoni, shihni dhe zbuloni. E gjithë muzika që dëshironi në dorën tuaj.
Kërkimi inteligjent të ndihmon të gjesh dhe këngët që nuk ua mban mend titullin. Jeni në palestër? Apo rrugës nga puna në shtëpi? YouTube Music ju propozon se çfarë duhet të dëgjoni.
Nuk keni lidhje internet? Pa problem për të abonuarit Premium, pasi mund të shkarkojnë muzikë dhe ta dëgjojnë pa reklama dhe në bekgraund./tch/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën