Kroacia ka korrur fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” duke e mundur Argjentinën me rezultat të pastër 3:0.
Ekipi i Zlatko Dalic shënoi tri gola gjatë pjesës të dytë. Të parin e shënoi Rebic në minutën e 53’të, të dytin Luka Modric në minutën e 80’të dhe të tretin, Ivan Rakitic në minutën e 91.
Kroacia me këtë fitore e ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore/direkt. Në anën tjetër Argjentina rrezikon eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës.
Ndeshjen e radhës Kroacia e luan ndaj Islandës, kurse Argjentina ndaj Nigerisë.
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...