Argjentinë – Kroaci, ‘koriten’ argjentinasit, pësojnë tre gola

21:51 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Argjentina dhe Kroacia zhvillojnë sfidën që mund të jetë vendimtare për kalimin e grupit. 

Vazhdon shkëlqimi i kroatëve të cilët e shënojnë edhe golin e tretë me Ivan Rakitic i cili shënon në minutën e 91-të. 

Kroacia e ka shënuar golin e dytë në minutën e 80-të kur me një super-gol shënoi për 2:0 Luca Modric. 

Kroacia ka kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Ante Rebic në minutën e 53-të.

Rebic shënoi pas një gabimi amatores të bërë nga portieri Caballero i cili ia rregulloi topin për goditje vollej Rebicit.  

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me shifra të barabarta 0:0.

Argjentina dhe Kroacia zhvillojnë sfidën që mund të jetë vendimtare për kalimin e grupit. /arbresh.info/

https://www.dailymotion.com/video/x6mfnup

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme