Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë

21:35 | 21 Qershor 2018
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje po përgatit një kallëzim penal ndaj vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për të ja rritur rrogat vetes.

Kështu ka bërë të ditur deputetja Albulena Haxhiu, e cila konsideron se ky vendim është i jashtëligjshëm.

“Vendimi i paligjshëm i Qeverisë për rritjen e pagave, është në kundërshtim edhe me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 dhe ka implikime buxhetore rreth 8 milion Euro. Ne jemi duke i bërë kallëzimet penale dhe shumë shpejt do t’i deponojmë ato”, shkroi ajo në Facebook.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë sot në T7 se vendimi për rritje të pagave nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.

“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme