Një studim ka zbuluar se dinozaurët nuk kanë nxjerrë gjuhën ashtu si mendohej më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në studimin e publikuar në revistën “PLOS ONE”, në mënyrë komparative është studiuar kocka hioide që mbështet gjuhën te zogjtë modern dhe krokodilët të cilët janë të një familjeje me këtë llojë të zhdukur të kafshëve dhe te fosilet e dinozaurëve.
Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit dhe Akademia Kineze e Shkencave erdhën në përfundim se dinozaurët nuk kanë mundur të nxjerrin gjuhën nga goja sikurse hardhucat ashtu siç është menduar dhe se kanë vendosur gjuhët e tyre në shtresën e gojës në mënyrë të ngjashme sikurse krokodilët.
Studimi vuri në pah se kocka hiodie e dinozaurëve ishte e lidhur me një gjuhë e cila ishte e shkurtër dhe e thjeshtë si e krokodilëve dhe që nuk ishte aq e lëvizshme.
Profesoresha Julia Clarke nga ekipi hulumtues tha se gjetjet kanë vënë në dukje se imazhet në të cilat gjuhët e dinozaurëve shtrihen mes nofullës nuk reflektojnë të vërtetën.
Kocka hioide në shumë kafshë shërben si spirancë, ndërsa tek zogjtë kjo mund të zgjatet deri në majën e sqepit.
Përmbytjet në Vlorë/ Ministri Vengu: 250 forca ushtarake në ...
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime – Fod...
Preket nga përmbytjet qyteti turistik talajndez, evakuuohen ...
Osmani në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve...
Kurti: Kosova ka njohur përparim e progres si kurrë më parë ...
Për katër vjet 211 mijë e 789 persona e braktisin Kosovën, H...