Një javë pasi kaloi ethet e vettingut, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja vendosi të hapë dyert e t’u përgjigjet pyetjeve të medies mbi procesin.
Por, duke shmangur përvojën personale, sepse sipas tij për këtë gjë ka folur avokati, Bashkim Dedja mendon se mbi standardin e gjykimit të çdonjërit që provoi “dhëmbët e vettingut” do të flasë shkalla e dytë, që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
“Ky ligj që është bërë, duke përfshirë Kushtetutën dhe ligjin për vettingun, është ndër më të ashprit e Europës, por ndoshta edhe më gjerë, për sa i përket kësaj fushe. Filtri që është vendosur e procedura që ndiqet e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kaluar. Unë do të përdorja një shprehje: Të kalosh vettingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që ia ul vlerat kësaj reforme”, tha Bashkim Dedja për Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Që prej muajit mars, kur u hapën seancat dëgjimore, i janë nënshtruar procesit 15 njerëz të drejtësisë. Për këtë, Bashkim Dedja shton:
“Besoj që ritmet janë normale. Shpresoj që ritmet të jenë më të shpejta dhe natyrisht që lista prioritare që ka të bëjë me KLGJ-në dhe KLP-në, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Emërimeve në drejtësi, që janë institucionet bazë të Reformës së Drejtësisë, pra kjo listë prej gati 57 personash të mbarojë sa më shpejt”, tha më tej Dedja.
Deri më tani kanë kaluar vettingun 9 persona, ndërsa 6 të tjerë kanë ngelur.
“Për mua s’kanë rëndësi numrat. Nëse janë për të ikur, të ikin të tërë. Nëse janë për të qëndruar, të qëndrojnë të tërë. E rëndësishme është të respektohet ligji dhe Kushtetuta”, thotë ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...