Google ADS

Meta pritet nga kryeparlamentari hungarez, mbështetje pa rezerva drejt BE-së

17:20 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi Presisdentin Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë reserve në aspiratën e saj evropiane.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme