Shumë të famshmëve u është dashur të përballen me sëmundje mendore dhe kanë gjetur guximin t’i luftojnë duke folur për to. Më poshtë ju rendisim dhjetë ndër ata që nuk kanë ngurruar të shprehen rreth kësaj sfide dhe japin këshillat e tyre të vlefshme.
Aktorja Amanda Seyfried, në një intervistë për “Allure”, ka folur për sëmundjen e saj në përgjithësi. Ajo është shprehur se njerëzit bëjnë diferencime, por kjo është një sëmundje që duhet marrë në konsideratë si çdo sëmundje tjetër, pavarësisht se nuk është diçka e dukshme, nuk është një cist.
Zayn Malik ka dhënë gjithashtu një deklaratë, ku ka bërë të ditur se për shkak të problemeve që i ka shkaktuar ankthi është detyruar të anulojë një shfaqje të tij. Ai shprehet se ky ankth, fatkeqësisht, i ka marrë më të mirën nga vetja.
Kristen Bell shkroi një ese për “Motto”, ku përshkroi ankthin dhe depresionin që i ishte dashur të përballonte. Sipas aktores, depresioni nuk është diçka e trishtueshme, as të kesh një ditë të keqe; ai e izoloi dhe e bëri të ndiejë vetmin.
John Green, shkrimtar, producent dhe aktor, ka shkruar për rreziqet që shoqërojnë sëmundjet mendore. “Nuk jam i frikësuar, përkundrazi kam shkruar një libër, kam bërë më të mirën teksa trajtoja problemet e mia kronike”.
Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato nuk ngurroi të flasë për sfidën e saj në Konventën Kombëtare të Demokratëve në Philadelphia. Ajo u shpreh se çdokush mund të bëjë më të mirën e tij, mund të bëjë diferencën. “Sëmundjet mendore mund të ndiqen nga pasoja shkatërruese, përfshirë këtu vetëvrasjen, abuzimin me substanca të ndaluara”, – tha ajo.
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...