Google ADS

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

16:30 | 21 Qershor 2018
M. A.

Kryesia e Kuvndit ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe në sallën C-301.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

4. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për

tatimin në të ardhurat personale,

6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për

tatimin në të ardhurat e korporatave,

7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për

tatimin në vlerën e shtuar,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të
Kosovës për vitin 2017,

11. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin
2017,

12. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
për vitin 2017.

13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e
shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.

14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e

rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit,
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për aprovimin e kërkesës së konsorciumit Bechtel & Enka për ndarjen e mjeteve me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të rrugës nacionale R6, autorruga “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Han i Elezit, në vlerën prej 53 milionë euro,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
5. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme