Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, përmes një deklarate me shkrim ka uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit, si dhe ratifikimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë.
Siç njoftojnë nga qeveria, May thotë se arritja e marrëveshjes nuk do të kishte qenë e mundur pa guxim politik, vizion dhe lidership, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Siç kemi biseduar edhe në Shkup, zgjidhja e kësaj çështje do të sjell dobi të mëdha për të dy shtetet, si dhe për rajonin. Pas 25 viteve kontest, dëshira e shumicës së qytetarëve, të cilët duan ta shohin vendin e tyre pjesë e NATO-s dhe BE-së, do të hap dyert për këto aspirata”, shkruan May.
Ajo më tej shton se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat euroatlantike.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti