Google ADS

Pacolli takohet me homologen e Principatës së Lihtenshtajnit, vullnet i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit

15:10 | 21 Qershor 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka vazhduar turneun e tij diplomatik në Evropë me takimin bilateral që ai zhvilloi të enjten me Ministren për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë të Principatës së Lihtenshtajnit, Znj Aurelia Frick.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi ka treguar Pacolli përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Në Liechtenstein,

Në vazhdën e turneut tim nëpër disa shtete europiane, sot vizitova Lihtenshtajnin. Me homologen time Ministren e punëve të jashtme Zonjën Aurelia Frick, biseduam gjatë për bashkëpunimin, në fushat e ndryshme të vendeve tona.U dakorduam që bashkëpunimi ynë të zgjerohet edhe në fushat tjera si në sektorin e financave, investimeve të sigurisë, demokratizimin einstitucioneve etj. Liehtenshtajni mbështet fuqishem integrimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ftesës time për vizitë në Kosovë, Zonja Frick iu përgjigj pozitivisht dhe një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti./arbresh.info/

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme