Google ADS

Gol i mrekullueshëm nga Eriksen, Danimarka në epërsi

14:12 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Danimarka ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Australisë.

Skuadra daneze ka gjetur rrjetën qysh në minutat e parë të takimit duke shënuar për 1 me 0 kundër kombëtares së Australisë, shkruan portali arbresh.info.

Christian Eriksen realizoi golin e hershëm pasditen e sotme pas një goditje të fuqishme në prag të zonës së penaltisë.

Goli nga mesfushori i Tottenham Hotspurit erdhi në minutën e 7′.

Takimi mes tyre është duke u zhvilluar në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Të ngjashme