Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi ka vizituar fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të orizit “Roncaia” në Mantova të Italisë.
Thaçi është pritur nga pronari i fabrikës Massimo Scotti, që brenda 8 orëve prodhon dhe paketon 120 tonë oriz dhe shpërndan nëpër shumë vende të botës.
Scotti u informua nga zëvendësministri për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj dhe mundësin e ardhjes së këtij produkti në Kosovë.
Ligji për Investime Strategjike ofron shumë lehtësira për bizneset e huaja dhe kjo është një mundësi e mirë që biznesin tuaj ta shtrini edhe në Kosovë, e përmes Kosovës edhe në vendet tjera të Ballkanit”, tha Thaçi gjatë takimit me Scottin.
Ndërsa pronari i fabrikës tha se do vjen në Kosovë për vizitë dhe për ta parë mundësin që biznesin e tij ta shtrij edhe në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit.
Gjatë ditës zëvendësministri ka zhvilluar takime edhe me institucionet publike italiane, konkretisht me kryetarin e Komunës Curtatone, Carlo Bottani.
Bottani ia konfirmoi zëvendësministrit se do ta ndihmojnë Kosovën përveç fushës së investimeve strategjike, të bizneseve Italiane në Kosovë, do të ndihmojmë Kosovë edhe në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Bottani tha se do iu ndihmojmë në hapjen e një shtëpie për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe furnizimin me një pajisjen si donacion për spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në Kosovë.
“Pajisje e sofistikuar dhe inovative që shëron sëmundje pa përdorim të ilaçeve mjekësore, teknologji e fundit si dhe investime në arsim në hapjen e një universiteti Italinë me kuadër italiane”, tha Bottani.
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...