Për shumëkënd vera mund të jetë stina më e ‘’urryer’’ e vitit sidomos nëse ju duhet të punoni ndërkohë që të tjerët pushojnë, të ecni në këmbë në pikun e diellit, të mos keni kondicioner a ventilator në shtëpi etj.
Urojmë që personat e mësipërm të jenë sa më të paktë në numër pasi vera është sinonim i detit dhe diellit, pra i kënaqësisë. E nëse keni pak orë që keni nisur pushimet, lexoni këshillat e mëposhtme nëse doni që të keni një nxirje perfekte këtë verë:
1.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta: Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.
2.Ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë. Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.
3.Bëni dy-tre herë në javë scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrub-in e mësipërm.
4.Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxhihem’’. Kjo s’është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.
5.Përdorni krem dielli dhe jo vajra natyralë: Në qoftë se keni kohë që nuk bëni pushime me familje, me siguri e keni humbur ‘’gjenialitetin’’ e të gjitha nënave shqiptare : vaji i ullirit. Nuk ka rëndësi nëse e mbajnë në shishen e një vaji lëkure që nuk përdorni më, apo e kanë marrë direkt nga shtëpia në shishe plastike, vaji i ullirit nuk duhet të mungojë nën çadër. Megjithatë duhet të dini që ai jo vetëm që nuk ndihmon nxirjen, por nëse e përdorni që në daljet e para në dielli mund të rrezikoni të digjeni. Zgjidhni një krem dielli me faktorë SPF mbi 30 dhe lyhuni vazhdimisht me të gjatë ditëve të para.
6.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni./living.al
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...