Përballja mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” është ndezur ende pa filluar.
Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit E vendos kosovarët e përfaqësueses helvete kundër Serbisë dhe derisa jemi në prag të ndeshjes, gjërat kanë filluar të nxehen, shkruan portali arbresh.info.Granit Xhaka, njëri nga katër futbollistët e Zvicrës të përzgjedhur për turneun madhështor në Rusi, është shprehur plotësisht i gatshëm para ndeshjes duke paralajmëruar se “nuk do të dorëzohen asnjëherë”.
“Të fokusuar plotësisht dhe gatshëm për të luftuar në ndeshjen tonë të ardhshme. Asnjëherë nuk do të dorëzoheni, gjithmonë do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ylli i Arsenalit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.
26-vjeçari së bashku me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin pritet të jenë pjesë e formacionit startues për ndeshjen kundër Serbisë.
Takimi mes tyre zhvillohet të premten duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...