Gashi: Me Ligjin për pasurinë e pajustifikueshme përmbyset sistemi i drejtësisë

11:57 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni po shqyrton Projektligjin për pasurinë e pajustifikueshme.

Deputeti Arben Gashi ka thënë se me këtë ligj përmbyset sistemi i drejtësisë.

“Nëse më herët prokurori ka thënë se e ke pasurinë e pajustifikueshme atëherë ai është dashur të sjell prova për ta vërtetuar këtë ndërsa me këtë ligj nëse prokurori thotë të njëjtën gjë atëherë t’i duhet të sjellësh fakte që është e arsyeshme. Për këtë duhet diskutuar se cilat janë pasojat që sjell sepse ky është ligj i duhur për akte mafioze sikur që e ka bërë Italia por nëse zgjerohet më shumë atëherë sjell pasoja. Për këtë desha që të presim edhe ligjin e Ministrisë së Drejtësisë që të shohim se çfarë parasheh ai sepse janë premtuar ndryshime”, tha Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme