Google ADS

Veseli pret në zyrën e tij familjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

11:35 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në zyrën e tij familjen e legjendës së ndjerë të futbollit, Fadil Vokrri.

Veseli përmes një statusi në Facebook ka thënë se puna e tij për vendin do të jetë model për gjeneratat e reja, përcjell arbresh.info.

“Me familjen e legjendës sonë Fadil Vokrri, sot me emocion kujtuam jetën e tij plot suksese. Puna e tij për vendin do të jetë model për gjeneratat e reja. Ne do ta nderojmë dhe respektojmë gjithmonë trashëgiminë e Vokrrit”, ka shkruar Veseli.

Kujtojmë se Vokrri ka vdekur dy javë më parë pas një sulmi në zemër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme