Goditja e jashtëzakonshme nga këndi e Iscos që nuk duhet humbur

11:50 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Ekzekutimi i një goditje nga këndi është më i vështirë seç duket.

Shumë kanë tentuar dhe kanë dështuar për të dërguar goditje perfekte nga këndi, por një lojtar që nuk ndien asnjë presion në atë pozitë është mesfushori i Spanjës – Isco, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari bëri diçka që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur ekzekutoi goditjen nga këndi kundër Iranit mbrëmjen e së mërkurës.

Në minutën e 70’, Spanja thuajse dyfishoi epërsinë nga një rutinë që kërkoi saktësi të jashtëzakonshme dhe pikëmëri nga lojtari i Real Madridit.

Ashtu siç mund ta shihni në fotot më poshtë, Isco me lehtësi pasoi topin përreth linjës anësore te David Silva, i cili thuajse siguroi një asistim por kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, nuk arriti ta konverojë atë në gol.
Saktësia absolute e pasimeve të Iscos këtu ishte plotësisht e nënvlerësuar.

Është e qartë që djelmoshat spanjoll e praktikuan këtë gjatë stërvitjeve së fundmi, andaj ata duhet të shpërblehen për këtë. Ishte diçka për tu shijuar për shikuesit.

Ata madje kanë reaguar në rrjete sociale duke thurur lëvdata për mesfushorin kreativ./arbresh.info/

https://twitter.com/Hamxe08/status/1009518635008708609

https://twitter.com/_Shaaahrul_/status/1009518636468301824

https://twitter.com/NICTSB/status/1009518666768003072

https://twitter.com/lunalexander10/status/1009518688439955456

https://twitter.com/shobieshobie/status/1009518832086421504

https://twitter.com/alonelystarr/status/1009518834666090496

Të ngjashme