Kaliningrad do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Serbisë dhe Zvicrës.
Ndeshja luhet në kuadër të Grupit B në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe të dy skuadrat janë në kërkim të një rezultati pozitiv, transmeton portali arbresh.info.
Serbia kryeson grupin pas fitores me rezultat minimal 1 me 0 kundër Costa Ricas, ndërsa Zvicra arriti të ndaj pikët me favoritin paraprak të turneut – Brazilin duke barazuar me rezultat 1 me 1 pas një paraqitje të organizuar mirë.
Pjesë e formacionit startues pritet te skuadra e Vladimir Petkovic priten të jenë të gjithë yjet shqiptar si Granit Xhaka, Valon Behram, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli.
Takimi mes tyre zhvillohet nesër (e premte) duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Serbia: Vladimir Stojkovic; Branislav Ivanovic, Nikola Milenkovic, Dusko Tosic, Aleksandar Kolarov; Nemanja Matic, Luka Milivojevic, Sergej Milinkovic-Savic, Dusan Tadic, Filip Kostic; Aleksandar Mitrovic.
Zvicra: Yann Sommer; Stephan Lichtsteiner, Fabian Schaer, Manuel Akanji, Ricardo Rodriguez; Valon Behrami, Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Steven Zuber; Haris Seferovic.
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes
Aksident në Pogradec, makina përplas një të mitur
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...
Juventus dhe Napoli ndajnë pikët në derbin e javës