Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni po shqyrton Projektligjin për pasurinë e pajustifikueshme.
Anëtar i Komisionit Hajdar Beqa ka thënë se lidhur me këtë pikë ajo duhet të largohet meqenëse ministri i Drejtësisë e ka marrë një nismë për këtë, raporton arbresh.info.
“Jemi dakorduar që atë ta shohim njëherë dhe iu kisha lut ta heqim nga rendi i ditës”, ka thënë Beqa.
Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu ka thënë se pavarësisht nismës së ministrisë së drejtësisë kjo është e pikw e ndryshme e komisionit.
“Kjo është nismë e LVV-sw dhe nuk ka asnjë arsyetim ta largojmë nga rendi i ditës sepse rregullon diçka tjetër dhe është përcjellëse e asaj të Ministrisë së Drejtësisë. Ky projektligj ka për qëllim pasurinë e pajustifikueshme”, ka thënë ai.
Beqa ka replikuar duke thënë se ligji i Ministrisë së Drejtësisë është sponzorizuar dhe janë marr vesh ta marrin njëherë ligjin e Ministrisë e t’i krahasojnë.
“Nëse duhen të dy ligjet atëherë e mbështesim nëse duhet e inkorporojmë por duhet t’i shikojmë njëherë të drejtësisë. Unë nuk dua ta analizoj në brendësi sepse kemi votuar dhe jemi që ta ketë këtë ligj Kosova në harmonizim me ligjet që i sjell Qeveria”, ka thënë ai duke shtuar që Haxhiu po e keqpërdor pozitën si kryetare në këtë komision.
Albulena prapë ka replikuar duke thënë se nuk do të ndalet ky projektligj sepse ky ka bazë civile ndërsa ai i Ministrisë së Drejtësisë bazë penale.
Anëtari nga VV, Ismajl Kurteshi ka thënë se kanë marrë informatë që ligji nga Ministria e Drejtësisë do të vije.
“Duket se ministri Tahiri po komunikon më shumë me anëtarët e partisë së tij por s’ka problem mirëpo unë nuk po shoh ndonjë arsye që të mos diskutohet për këtë pikë. Unë kam pritur që këtë javë të vijë edhe ai ligj i qeverisë që është nismë nga Ministria e Drejtësisë dhe të flasim për të dy”, ka thënë ai.
Anëtari tjetër i Komisionit Korab Sejdiu ka thënë se janë dy çështje të ndryshme që mund të harmonizohen më vonë.
“Ne si komision nuk e di sa kemi mundësi ta heqim nga agjenda e të mos e trajtojmë si çështje duke e pasur parasysh fatin dy mujor që e paraqet rregullorja që të trajtohet në seancë plenare. Nëse ne në vazhdimësi mohojmë trajtimin e një projektligji të propozuar në mënyrë të rregullt mos po cenojmë një të drejtë kushtetuese që i takon grupeve parlamentare”, tha ai.
Anëtari Shkumbin Demalija ka kritikuar mënyrën se si po qasen kryetarja Haxhiu dhe nënkryetari Beqa.
“Kjo sjellje e juaja nuk është e duhura. Është ligj i VV dhe ti debaton se je opozitë pastaj edhe Beqa është pozitë e debaton. Kisha bë kërkesë ta marrim edhe atë të Qeverisë i harmonizojmë e nëse është e nevojshme këtë të VV e shtyjmë por të mos debatojmë sepse unë e di që jemi pozitë e opozitë por të mos dëmtohemi”, tha ai.
Ndërkaq anëtari nga LDK, Arben Gashi ka thënë se nuk është e nevojshme të diskutohet kaq shumë.
“Partitë e pushtetit e kanë një kërkesë nëse doni me vazhdu qite në votim e kur të vije koha e diskutimit atëherë flasim e jo të flasim kaq gjatë”, tha ai./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?