Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka arritur në Turin ku pritet të kryej testin e tij mjekësor te skuadra e Juventusit.
Tashmë është e ditur që një kohë që reprezentuesi i Gjermanisë do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” falas, menjëherë pasi kontrata e tij të skadojë më 30 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur spekulime të vazhdueshme rreth kohës se kur mund të arrijë, por mëngjesin e sotëm (e enjte) Can ka fluturuar në aeroportin Caselle të Turinit.
Ai tani do të shkoj te objekti J-Medical i klubit për të kryer testin mjekësor, para se të nënshkruaj një kontratë që pritet të jetë pesë vjeçare.
Can mund të bëhet transferimi i dytë i klubit këtë verë, pasi Mattia Perin ditë më parë ka arritur nga Genoa./arbresh.info/
Organizata “Qika” hedh tym të zi në oborrin e Klan Kosovës, ...
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...