Në Gjirin e Bristanit u gjetën 790 kg hashash dhe bidonë benzine, asnjë i arrestuar

10:53 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Policia e Vlorës ka saktësuar peshën e hashashit të gjetur një ditë më parë në Gjirin e Bristanit, dhe bëhet fjalë për plot 790 kg e paketuar në rreth 50 pako.

Gjithashtu janë gjetur edhe disa bidonë me benzinë, ndërkohë që është bërë dhe krehja e zonës së gadishullit të Karaburunit. Sipas policisë poseduesit e hashashit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre kanë mundur të fshihen dhe të largohen.

Nuk ka ndonjë të dyshuar apo të shoqëruar, por policia është mjaft hermetike në dhënien e informacioneve, transmeton top channel. Ndërkohë, policia po heton nëse gomonia e gjetur në Darzezë ka lidhje me sasinë e drogës së zbuluar në Karaburun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme