Cristiano Ronaldo raportohet se ëndërron një përballje në Kampionatin Botëror mes skuadrës së tij të Portugalisë dhe skuadrës së Argjentinës së Lionel Messit.
Superylli i Real Madridit nisi këtë Kampionat Botëror në formë elektrizuese pas vetëm dy ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info. Kundër Spanjës ai shënoi hat-trick, përfshirë një supergol nga gjuajtja e lirë që i siguroi atyre një pikë.
Dje, ish sulmuesi i Manchester United shënoi herët me kokë kundër Marokut dhe goli doli të jetë vendimtar për Portugalinë duke i siguruar tri pikë të plota.Tani, portugezi ka një shans të madhe për të përfunduar në krye të grupit, gjë që do të thotë se ata mund të takohen me Argjentinën në çerekfinale apo madje edhe në finale.
Dhe, sipas ‘Don Balon’, kjo është pikërisht ajo që Ronaldo dëshiron dhe se ai kërkon të vërtetoj se është ai është më i miri se të gjithë të tjerët.
Argjentina duhet të kryesoj në grupin e tyre për tu takuar në çerekfinale, gjë që është vështirësuar nga fakti që ata siguruan vetëm barazim në takimin e tyre të parë të zhvilluar kundër Islandës.
Si një rezultat tronditës, kombëtarja e vogël në oqeanit Atlantik të Veriut ndau pikët me kampionin e dyfishtë të Kampionatit Botëror./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...