Vlorë, protestë për lejet e lundrimit

09:40 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Të paktën 30 pronarë mjetesh lundruese si jet ski, gomone apo skafe turistike protestuan për vonesat në dhënien e lejeve të lundrimit.

Ata thanë se mungesa e lejes ka ndikuar në punën e tyre gjatë sezonit turistik, i cili tashmë ka nisur dhe shumë prej tyre duhet të ishin në det duke lundruar me turistë në Sazan e Karaburun.

“Na i kanë kthyer dy herë dokumentet mbrapa. Nuk kthejnë përgjigje”, thonë pronarët.

Pas një takimi të realizuar me pronarë të mjeteve lundruese, drejtori i Policisë Kufitare Vlorë, Luan Hysenaj, jashtë kamerave ka pranuar se ndryshimi i ligjit pas një vendimi të datës 29 maj në procedurat për pajisje me leje të mjeteve lundruese, ka ndikuar në vonesat, transmeton top channel.

Gjatë verës në Vlorë mijëra turistë shfrytëzojnë jo vetëm anijet e mëdha turistike që nisen me një orar të përcaktuar, por edhe barka private të cilët ankorohen më lehtë në gjiret e vogla detare në Gadishullin e Karaburunit apo për t’u futur në shpellën e Haxhi Aliut ku anijet e mëdha nuk mund të futen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme