Google ADS

Elbasan, arrestohet shitësi dhe përdoruesi i heroinës

09:33 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Në një tjetër operacion të policisë së së Elbasanit janë vënë në pranga dy të rinj për shitje narkotikësh dhe moskallëzim krimi.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, Marius Tabaku, 27 vjeç, gjatë kontrollit i është gjetur një dozë heroinë. Nga verifikimet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga Redi Zeneli, 24 vjeç i dënuar dhe më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, transmeton top channel.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme