Diego Costa duhej të përjashtohej nga fusha në ndeshjen kundër Iranit pas këtij gjesti?

08:52 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Diego Costa shënoi golin e fitores në ndeshjen ku Spanja e mposhti me rezultat 1 me 0 skuadrën e Iranit në përballjen e tyre mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, por a duhej të ishte ai në fushë?

Costa ngjalli debat në pjesën e parë kur e shkeli këmbën e portierit iranian Ali Beiranvand, megjithatë arriti t’i shpëtoj ndëshkimit, transmeton portali arbresh.info.Ish reprezentuesi i Anglisë, Jamie Redknapp, dhe ish gjyqtari i Kampionatit Botëror, Graham Poll, të ftuar si ekspertë të futbollit në ‘Sportsmail’ kanë komentuar rastin.

Jamie Redknapp:

“Diego Costa ishte me fat që nuk u përjashtua që shkeli në këmbën e portierit të Iranit. Ashtu si David Beckham që goditi lehtë në thembër Diego Simeonen në vitin 1998 – mund të dukej e pa dëmshme, por ishte e qëllimshme. Costa luan në sulm, por eksiton gjithmonë një rrezik që mund t’i kushtoj Spanjës”.

Graham Poll:

“Njerëzit duan ta urrejnë Diego Costan. Sulmuesi i Spanjës është padyshim një person që nuk i largohet një konfrontimi, por këtu nuk ka asgjë për të mbështetur kartonin e kuq për këtë incident – pasi teknologjia me video asistencë për gjyqtarët duhet ta ketë parë atë”.

/arbresh.info/

Të ngjashme