Në shumë institucione ngrohtorja “Termokos” ua ndali ngrohjen në fund të muajit mars. Ndërsa kryeqytetasit ja mësynë bregdeteve që në muajin maj, Komunës së Prishtinës i erdhi ftoft dhe nuk i ndali ngrohjet as në maj.
Në muajin maj, temperaturat kanë shkuar deri në 30 gradë celsius dhe nuk kanë rënë thuajse asnjëherë ndër 20. Temperaturat mesatare janë sjellë në mes të 24-25 gradë. Por, zyrtarët e Komunës së Prishtinës përsëri patën të ftohtë, shkruan lajmi.net.
Drejtoria e Administratës në maj të këtij viti për objektet komunale shpenzoi 7515 euro, në prill 10 mijë e 44 euro, në shkurt janë shpenzuar 21 mijë e 335 euro.Në maj u paguan para për naftë për ngrohje edhe në drejtorinë e shëndetësisë në sektorin e shënimeve sociale e në drejtorinë e kulturës.
Më së shumti naftë për ngrohje në muajin e kaluar u shpenzuan nga drejtoria e arsimit, fiks 29,370.15 euro. Në këtë shumë nuk hynë objekte e shkollave të mesme, pasi në to nuk u lëshua ngrohja.
Ndryshe, në muajin maj në emër të shpenzimeve janë harxhuar 5,260,500.21 euro. Për paga 2,452,335.62 euro, mallrat dhe shërbimet – 901,167.11 euro, shpenzimet komunale – 189,681.51 euro, subvencionet 87,803.69 euro , kapitalet – 1,629,512.28 euro.
Regjistrimi i të hyrave vetanake, të mbledhura gjatë muajit maj, është në vlerë prej: 1,928,938.58
Për qera të makinave vetëm në muajin e kaluar u paguna 22,484.00 euro. Ne emër të vendimit gjyqësore, në muajin maj Komuna humbi shumën prej 82,082.24 eurove.Në maj për dreka zyrtare u shpenzuan 1,739.80 euro. Po ashtu vetëm për një muaj, Komuna shpenzojë 13,765.20 euro karburante për vetura.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...