Google ADS

Isco është hero, shpëtoi një zog të vogël gjatë ndeshjes

08:36 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Mesfushori spanjoll, Isco gjeti kohë për të ndihmuar një zog të vogël gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Grupin B kundër Iranit mbrëmjen e së mërkurës.

Isco dhe bashkëlojtari i tij Jordi Alba janë parë duke qëndruar pranë një zogu gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.Lojtari i Real Madridit u lakua dhe e shpëtoi zogun nga fusha në Kazan Arena.

Derisa Isco po përpiqej për ta kapur atë, zogu fluturoi në një distancë të vogël nga dora e tij.Në përpjekjen e dytë, Isco ishte i suksesshëm duke arritur ta kap atë. Ai më pas vrapoi dhe doli nga fusha për ta lëshuar në një vend më të sigurt.Spanja siguroi fitore me rezultat 1 me 0 kundër Iranit falë golit të shënuar nga Diego Costa në minutën e 54′.

Ata do të përballen me Marokun të hënën më 25 qershor, ndeshje që do të jetë edhe e fundit në kuadër të Grupit B./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme