Matteo Salvini, zv.kryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fundmi rikthimin në Shqipëri të të burgosurve me kombësi shqiptare.
“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, – deklaroi Salvini.
Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane llogaritet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë.
Sipas Scan, shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje. Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në Atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”